Hadërgjonaj mund të kalojë te Fenerbahce në janar

Florent Hadërgjonaj mund të largohet nga Huddersfieldi në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i krahut i Kombëtares së Kosovës, mund të vendos për një kalim te Fenerbahce në janar, për t’u larguar nga Huddersfield Town.

Fenerbahce raportohet se do të përdorë Vedat Muriqin, për të bindur Hadërgjonajn.

Lojtarët kanë raporte të mira te Kombëtarja e Kosovës, dhe kjo mund të ndikojë që të bashkohen në Superligën e Turqisë, te Fenerbahce.

25 vjeçari Hadërgjonaj te Huddersfield është transferuar nga Ingolstadt në vitin 2017.