Florent Hadergjonaj ka treguar se nuk është penduar aspak përse e ka zgjedhur Kombëtaren e Kosovës, pasi është duke e shijuar në maksimum grumbullimin me bashkatdhetarët e vet për dy ndeshjet kualifikuese të qershorit.
Hadergjonaj, i cili u thirr për herë të parë në kombëtaren verdhekaltër pasi u pajis me pasaportë kosovare muajin e kaluar, i u duk në disponim të lartë derisa i argëtoi bashkëlojtarët e vet me këngë shqipe pas mbërritjes së “Dardanëve” në Podgoricë para ndeshjes kualifikuese për Kampionat Evropian 2020 të premten.
Mbrojtësi i djathtë i Huddersfield Toën shihet mbi një tavolinë në hotelin e Kombëtares kosovare duke vallëzuar dhe kënduar këngën popullore shqipe “Hajde shoto mashallah”.







