Habit Haradinaj: Nuk shkoj në xhami, s’falem sepse unë nuk kam bërë asnjë gjynah

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se nuk është praktikues i fesë, pasi pohon se nuk ka bërë asnjë gjynah.

“Nuk jam hiç praktikues i fesë, kam qenë në kishë edhe xhami, i respektojë ato, në kishë e xhami shkohet me i la gjynahet, unë nuk kam bërë një gjynah”, ka thënë Haradinaj në TV Dukagjini.

Ai thotë se nuk është në rregull që të shkosh në çabe apo kisha dhe më pas të bësh veprime të këqija.

“Të shkosh në çabe e kishë e t’ia shtysh kojshisë gardhin ose të bashkëpunosh me okupatorin nuk bën”, ka deklaruar ai.