Haalandi pritet të kalojë te Reali në vitin 2022

Real Madridi e ka një plan të veçantë për sulmuesin e Dortmundit, Erling Haaland. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, norvegjezi mund ta veshë fanellën e Dortmundit edhe në sezonin 2021/2022.

E pikërisht, në verën e vitit 2022, Reali po planifikon ta transferojë Haalandin. Klubi nga Madridi këtë verë do të synojë transferimin e Kylian Mbappes, kurse në vitin tjetër të Haalandit për të krijuar një dyshe të frikshme në fazën e sulmit.

Edhe dëshira e 20-vjeçarit është që të qëndrojë edhe një edicion te Dortmundi. Haalandi vlerësohet rreth 110 milionë euro.

Te Dortmundi u transferua në janar të vitit 2020 nga Salzburgu për 20 milionë euro. Këtë edicion ka shënuar 37 gola në 38 ndeshje në të gjitha garat. Ka bërë edhe 11 asistime.