më 5 qershor

Haaland udhëheq Norvegjinë ndaj Kosovës

Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland do ta udhëheqë sulmin e Norvegjisë në ndeshjen miqësore kundër Kosovës. Ndeshja miqësore në mes të Norvegjisë dhe Kosovës luhet më 5 qershor në Oslo.

Haaland është një prej yjeve botërore të futbollit që do të paraqitet ndaj Kosovës.

Listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Kosovës dhe Danimarkës, përzgjedhësi i Norvegjisë, Sale Solbakken e publikoi të mërkurën.

Në mesfushë do të paraqitet edhe kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard.

Haaland 23-vjeçar në 44 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 38 gola, ndërsa ka kontribuar edhe me gjashtë asistime. Për Norvegjinë nga viti 2019 ka shënuar 27 gola në 31 ndeshje.