Erling Haaland ka shënuar edhe dy gola tjerë për Manchester Cityn. 


Por të mërkurën mbrëma, skuadra e tij barazoi në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. 

City barazoi 2:2 në udhëtim te Monaco. Haaland shënoi në minutën e 15-të për 1:0, ndërsa Jordan Teze i vendësve i barazoi shifrat tre minuta më pas. 

Haalandi golin e 14-të në shtatë ndeshjet e fundit për Norvegjinë dhe Cityn, e shënoi në minutën e 44-t. 

Sulmuesi norvegjez i ka 52 gola në 50 paraqitje në Champions. 

Eric Dier ishte realizator i penalltisë së minutës së 90-të për rezultatin përfundimtar. 
City ka grumbulluar katër pikë në dy ndeshje.  E mposhti Napolin në xhiron e parë, dhe barazoi në xhiron e dytë. 

Ndërkohë, Monaco e siguroi pikën e parë pas humbjes nga Club Brugge në ndeshjen hapëse.