Erling Haaland thuhet se i është ofruar skuadrës së Barcelonës.
Një nga lojtarët që po merr vëmendjen më të madhe kohëve të fundit, Haaland, po lidhet me një transferim të mundshëm te Barcelona.
Anëtari i Salzburgut është një nga realizuesit më të mirë në këtë edicion, duke tërhequr kështu vëmendje të madhe nga gjigantët evropian.
‘Don Balon’ raporton se agjenti Mino Raiola i ka ofruar skuadrës së Barcelonës shërbimet e norvegjezit.
19 vjeçari ka një klauzolë e cila mban çmimin e 65 milionë eurove. Ai ka shënuar gjashtë gola në tri ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Mbetet të shihet nëse Barcelona do të nis negociatat për lojtarin që mund të jetë zëvendësuesi i Luis Suarez.







