“Ha, ari, dashuria ime”: Bëhet hit videoja e Dodikut dhe Cvijanoviqit, shpërthejnë shakatë në rrjetet sociale

Videoja e Zheljka Cvijanoviqit duke “ngushëlluar” Milorad Dodik është bërë hit në rrjetet sociale.

Gjegjësisht, në videon e realizuar mbrëmë shihet se si Cvijanoviq e afroi Dodikën, e përqafoi, ia mbështeti kokën mbi supin e saj dhe e përkëdheli. Përdoruesit e rrjeteve sociale e interpretuan këtë skenë si përpjekje për ta “ngushëlluar” për humbjen e tij.

Videoja është realizuar në një kohë kur dukej se Dodik ishte gati të humbiste zgjedhjet. Përkatësisht, në orët pas mbylljes së votimit, Branislav Borenoviq, kryetar i Partisë së Progresit Demokratik (PDP), shpalli fitoren e kandidates së tyre, Jelena Triviq, në garën për presidente të entitetit Republika Srpska.

Për këtë arsye, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë interpretuar se Dodik është i pangushëllueshëm dhe se Civijanoviq po mundohet në çdo mënyrë ta qetësojë.

“Si e imagjinoj jetën me gruan perfekte”, ka shkruar një përdorues në Twitter.

Triviq pretendon se ka prova për mashtrime zgjedhore: Më telefonuan nga vendlindja ime dhe më pyetën “Jelena, çfarë është kjo, ne e dimë që kemi votuar për ty”.

“Ha, ari, dashuria ime”, bëri shaka një tjetër përdorues i rrjeteve sociale.

“Fshatar ishte, fshatar mbeti”, është edhe një nga komentet.

Kujtojmë se sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik është në krye për kryetar të entitetit Republika Srpska. Në anën tjetër, Zheljka Cvijanoviq shpalli fitore në garën për anëtare të Presidencës së BeH nga Republika Srpska. /Ballkani.info/