Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së ministrit në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, për pjesëmarrje në takimin konsultues rreth “Pakos për Rimëkëmbjen e Ekonomisë”.

Në një komunikatë për media, Guvernatori i BQK-së, ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet për ta ndihmuar ekonominë.

“BQK e gatshme të bashkëpunojë me institucionet për ta ndihmuar ekonominë.Banka Qendrore e Republikës së Kosovës e kryesuar nga Guvernatori Mehmeti, që nga fillimi i paraqitjes së krizës pandemike ka bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim që ekonomia jonë ta përballojë sa më lehtë këtë krizë.”, thuhet në komunikatë.