Guti pritet të emërohet trajner i Besiktasit

Me Senol Gunes që priet të marrë postin e trajnerit të Turqisë, Besiktas mendon për pasuesin e tij të cilin mund ta ketë në shtëpi.

Drejtuesit po bisedojnë me federatën për kohën e largimit te Gunes drejt kombëtares dhe nga ana tjetër shikojnë spanjollin Guti si trajnerin e ardhshëm të skuadrës.

Aktualisht, 42-vjeçari është asistenti i Gunes dhe e njeh shumë mire skuadrën turke në të cilën ka patur edhe aventurë si lojtar.

Që prej fillimit të sezonit aktual, Guti u emërua asistent trajner duke akumuluar eksperiencën e nevojshme për të nisur në korrik detyrën si trajner i parë i Besiktasit.