Në qytetin e Deçanit, rreth 2.5 km larg gjendet Lumbardhi. Aty afër është vendi i njohur si Gushavc.
Në këtë vend gjendet uji i thartë, që është i shëndetshëm dhe ndikon në shërimin e shumë sëmundjeve.
Ku ujë që është edhe i pijshëm, ka bërë që shumë qytetarë të vizitojnë këtë vend.
Vizitorët kanë thënë për Ballkani.info se uji i Gushavcit i shëron shtatë sëmundje, duke nisur nga dhimbja e kokës, problemet me sy, alergjinë, dhimbjet e eshtrave, dhe zhuga.
Murat Murati nga qyteti i Rahovecit e ka vizituar për të herën herë Gushavcin. Ai ka treguar se ka vetëm tre ditë që po e frekuenton këtë vend dhe ka vërejtur ndryshimet në shëndetin e tij.
Dolores Gjukaj e cila është nga Gjermania, ka rrëfyer se është hera e dytë që e ka vizituar këtë vend.
Ajo iu ka bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që ta vizitojnë këtë mrekulli natyrore.







