Ekipi kosovar

Guild Eagles eliminohen nga “CCT Online Finals”, kaq para i fituan

Guild Eagles janë eliminuar nga turneu “CCT Online Finals”.

Ekipi kosovar u mposht nga Aurora me rezultat 2:1 në map-a.

Kësisoj, Guild Eagles e mbyllin këtë turne në pozitën e tretë dhe rrjedhimisht i fitojnë 25 mijë dollarë.

Por, ata humbën mundësinë për t’u kualifikuar në “CCT Global Finals”.

Vendi i parë në këtë garë i fiton 100 mijë euro, kurse i dyti 40 mijë sosh.