Guardiola thotë se nuk ka tentuar asnjëherë ta transferojë Messin

Mediat spanjolle kanë raportuar se Messi ishte pranë kalimit te Manchester City në vitin 2017, por një gjë të tillë e ka mohuar trajneri i “Citizens”, Pep Guardiola.

Mediat në Spanjë kanë shkruar se City i ka ofruar 250 milionë euro Barcelonës për ta liruar 5 herë fituesin e Topit të Artë, ndërsa shumën e njejtë i kanë propozuar edhe yllit argjentinas. Sidoqoftë Guardiola i ka mohuar këto pretendime teksa ka mohuar se ndonjëherë ka tentuar ta blejë Messin te Bayerni apo Manchester City.

“E kam thënë shumë herë të tjera kur u largova nga Barca për të shkuar te Bayerni dhe më pas te City. Asnjëherë nuk kam kërkuar që Messi të vijë këtu apo te Bayerni. Kurrë nuk kam shkuar dhe të pyes për të sepse e di sa i rëndësishëm është ai djalosh për Barcelonën. Unë nuk kam folur asnjëherë me klubin”, zbuloi Guardiola.

Lionel Messi e ka kaluar tërë karrierën e tij te Barcelona ndërsa nën drejtimin e Guardiolas i ka fituar 2 Champions League dhe 3 La Liga.