Guardiola thotë se nuk do të bëhet kurrë trajneri i Manchester Unitedit

Pep Guardiola është i sigurt se në jetën e tij nuk do të trajnojë kurrë Manchester United ose Real Madridin edhe nëse ai nuk do të ketë oferta të tjera pune.

Këtë deklaratë e dha para ndeshjes së parë gjysmëfinales së Carabao Cup (League Cup) mes Manchester United dhe Manchester City, që do të zhvillohet këtë të martë, në orën 21:00.

“Pas përvojës me Manchester Cityn, kurrë nuk do të stërvis Manchester United. Nuk do të drejtoj kurrë as Real Madridin. Do të jem në Maldive, me pushime, nëse nuk do të kem oferta. Epo, në Maldive ndoshta jo sepse nuk ka kurse golfi…”.

Trajneri katalan ka analizuar se çfarë do të thotë derbi i Mançesterit duke iu referuar frazës së Sir Alex Ferguson, i cili tha , kur “e kaltërta e qiellit” filloi të triumfonte dhe të nënshkruante me yjet e futbollit pas vërshimit të parave të sheikëve arabë, i etiketoi rivalët e qytetit si “fqinjët e zhurmshëm”.

“Gjatë kohës kur nuk isha këtu, ndoshta ishim fqinjët e zhurmshëm, tani nuk e di se çfarë jemi. Derbit në Spanjë ishin kundër Espanyolit dhe Real Madridit, kurse këtu kundër United. Në Angli ka shumë ekipe të mira, jo një ose dy si në vendet e tjera. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për tifozët tanë.”

Guardiola e vlerësoi kundërshtarin e tij, duke kujtuar së në derbi mund të ndodhë gjithçka.

“United është një ekip i madh në Angli dhe mund të fitosh ose të humbësh përballë tyre. Kur luani kundër të njëjtit kundërshtar shumë herë, ju merrni të gjitha llojet e rezultateve. Nuk mendoj se do t’i mposhtim në të gjitha ndeshjet”.

Kujtojmë që në derbin e parë të sezonit në Premier League, Manchester United fitoi 1-2 në “Etihad”.