Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka vënë në shënjestër Liverpoolin pas festimeve për fitoren e Carabao Cup – në mënyrë të shkëlqyer.
Të Kuqtë ngritën Kupën e tyre të tretë Carabao në tre sezone me një fitore 1-0 ndaj Chelsea në Wembley të dielën.
Goditja me kokë e Virgil van Dijk në minutën e 118-të ishte diferenca mes dy skuadrave, pasi Liverpool e mbylli ndeshjen me pesë lojtarë të moshës 21 vjeç ose më të vegjël në fushë.
Prandaj, lojtarët e Të Kuqve ishin të ngazëllyer pas fitores, me vetë Klopp që e quajti atë “lehtësisht trofeun më të veçantë që kam fituar ndonjëherë” në karrierën e tij si trajner. Dhe Guardiola ka bërë një thumbim për festimet e Liverpool-it.
Ai tha: “Më kujtohet kur mbërrita te City, Brian Kidd më tha: ‘Carabao Cup, mos i kushto vëmendje! Aktivizo lojtarë të rinj, askush nuk i jep rëndësi’”.
“Sir Alex Ferguson thoshte gjithmonë: ‘Nuk ka rëndësi’. Nuk e di se çfarë ka ndodhur vitet e fundit!”.
Carabao Cup zakonisht nuk ka të njëjtën rëndësi sa FA Cup, që konsiderohet si kompeticioni më prestigjioz i Anglisë. /Ballkani.info







