Premierliga

Guardiola: S’mund të krahasohemi me Liverpoolin, as të garojmë kundër tij

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka pranuar se forma aktuale e Liverpoolin bën që të kuqtë të jenë të paprekshëm në garë për titull.

Pasi e shkatërroi Arsenalin me rezultat 5-1 të shtunën, Liverpooli është lider me nëntë pikë më shumë se Tottenhami dhe 10 më shumë se City, skuadra e Guardiolës që sot luan ndaj Southamptonit.

Edhe pse Guardiola i shpenzoi rreth 600 milionë euro për të blerë lojtarë që prej ardhjes në “Etihad”, ish-trajneri i Barcelonës thotë se skuadra e tij e Cityt nuk mund të garojë kundër skuadrës së Jurgen Kloppit.

“Deri tani kemi bërë një punë të mirë. I kemi grumbulluar 44 pikë në pjesën e parë të sezonit. Nëse i mbledhin po aq pikë edhe në pjesën e dytë të sezonit, atëherë do të thotë 88 pikë. Me 88 pikë je kampion. Kështu i ke numrat për t’u bërë kampion”, tha Guardiola.

“Shumica e kampionëve të Premierligës e fituan titullin me më pak pikë në 20 vitet e fundit”, theksoi ai.

Ai insiston se forma e Liverpoolin është e pakrahasueshme.

“Çfarë mund të thuash kur Liverpooli e ruan portën e paprekur në nëntë ndeshje dhe shënon shumë gola? Ne nuk mund të garojmë kundër tyre, pra s’mund të krahasohemi me ta”, shtoi ai