Ylli belg

Guardiola shpreson që lëndimi i De Bruyne të mos jetë serioz

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne pësoi një lëndim në gju mbrëmë në fitoren 2-0 kundër Fulhamit në EFL Cup, ndërsa Guardiola është optimist se nuk është diçka serioze.

Futbollisti i kombëtares belge u lëndua në gju edhe në fund të gushtit, dëmtim që e mbajti jashtë fushave për 2 muaj teksa paraqitja e mbrëmshme ishte vetëm e dyta si startues prej se u rikthye në fushë.

“Kevin po kontrollohet nga doktorët. Nuk e di sa serioz është. Mendon se sot në fushë ishte De Bruyne që të gjithë e njohim. Ai ka dhënë mund të jashtëzakonshëm në sfidën ndaj Shakhtarit kurse luajti me Tottenhamin në kushte të vështira për aryse të fushës. Sot u përfshi edhe në mbrojtje edhe në sulm”, deklaroi Pep Guardiola.

Manchester City kaloi në fazën tjetër të EFL Cup pasi eliminoi Fulhamim me dy golat e të riut Brahim Diaz, kurse në turin e ardhshëm takohet me fituesin e përballjes Leicester-Southampton.