Guardiola shpallet trajneri i shekullit nga “Globe Soccer Awards”

Pep Guardiola ka fituar çmimin si trajneri më të mirë të shekullit nga “Globe Soccer Awards”.

Kompania me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe ka përzgjedhur spanjollin si trajnerin më të mirë për periudhën nga viti 2001 deri në 2020.

Trajneri spanjoll gjatë karrierës së tij ka arritur të fitojë trofe të rëndësishme me Barcelonën, Bayern Munichun dhe aktualisht është trajner i Manchester Cityt.

Globe Soccer Awards ka zgjedhur po ashtu Han-Dieter Flickun si trajnerin e vitit, pas tripletës së fituar me Bayern Munichun në edicionin e kaluar.