Pep Guardiola i mbyll derën Juventusit.

Prej kohësh ne media qarkullonte emri i spanjollit si pasues i Allegrit në krye të stolit të bardhezinjve, por vetë trajneri katalan ka deklaruar se ka një kontratë me Manchester Cityn dhe nuk ka aspak ndërmend të largohet.

“Kam një kontratë me Cityn, nuk do të largohem nga këtu. E kundërta do të ndodhte vetëm nëse drejtuesit e klubit nuk më duan më,” – ishin fjalët e Guardiolës, teksa shtoi se nuk dëshiron më që të flitet për të ardhmen e tij.

Guardiola foli edhe për planet e kampionëve të Premier Leagues. Sipas tij, gjatë verës puna do të nisë nga e para. Sa i përket disfatës në Champions, ai është përpjekur të mos e bëjë tragjike pavarësisht se keqardhje ndjen.

Të njëjtin argument ka përdorur edhe në mbrojtje të Valverdes, duke mos e cilësuar trajnerin si shkaktarin kryesor të dështimit të ish skuadrës së tij, Barcelonës.