Guardiola - Haaland

Guardiola: Objektivi i Haaland nuk është të fitojë Topin e Artë

“Premier League është shumë e rëndësishme. Pres një ndeshje të ngjashme në kampionat, kur në fund kemi fituar 2-1. Duhet të jemi gati”.

Pep Guardiola e ka prezantuar në këtë mënyrë ndeshjen e ardhshme të Manchester City-t të tij, që do të përballet me Luton: “Po luftojmë për titullin, nuk mund të humbasim pikë”.

– A do të kthehet titullar Ederson?

“Është zgjedhja e parë. Ishte gati për të luajtur kundër Real Madrid dhe është gati të luajë nesër”.

– Si mund të përmirësohet Haaland?

“Objektivi nuk është të fitojë Topin e Artë, objektivi është të fitohet Premier League, Champions League, FA Cup, Carabou Cup dhe ai e ka bërë. Pa të nuk do të kishte qenë e mundur. Për ne është një lojtar thelbësor”.

– Si është Foden?

“Do të doja t’jua thoja, por nuk kam folur akoma me mjekët. Pas konferencës për shtyp do të bëjmë një mbledhje dhe do të shohim”.

– Kyle Walker?

“Është i njëjti. Për momentin nuk e di. E them me të vërtetë”.

– Rodri do të pushojë?

“Nëse një lojtar nuk do të luajë, nuk do të luajë. Nëse është i lodhur, mund të ndodhë: do të luajë një lojtar tjetër. Duhet të lë pushim qendërmbrojtësit, por nuk kemi. Nuk mund të pushojmë”.