Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka fituar 24 trofe në karrierën e tij në drejtimin e Barcelonës, Bayernit dhe tani te “Citizens”, ndërsa ka paralajmëruar se në të ardhmen do të kishte dëshiruar të menaxhonte një kombëtare.

Guardiola ka koleksionuar edhe dy tituj të Champions Leagues me Barcelonën, me katalanasin që në një panel në Universitetin e Liverpoolit tha se karriera në futboll është shumë e shkurtër për të mos provuar aventura të reja.

“Do të më pëlqente të isha trajner i një kombëtareje. Dua që të jem i përfshirë në punë çdo 3 ditë por më i qetë, të luajë më shumë golf, tani nuk kam kohë. Herët apo vonë do të ndodhë”, zbuloi Guardiola.

47 vjeçari e vuri theksin te rëndësia e njohjes së kulturave të reja, derisa Guardiola ka qenë pjesë e 3 klubeve të kampionateve të ndryshme.

“Kam jetuar për 6 muaj në Meksië, pastaj në Katar. Si trajner kam qenë në Gjermani dhe tani në Angli. Kam mësuar gjermanisht teksa më parë nuk dija asnjë fjalë. Familja ime gjithashtu nuk fliste aspak anglisht, tani janë mësuar. I inkurajoj njerëzit të udhëtojnë sepse është shumë e rëndësishme”, përfundoi Guardiola.