Guardiola mund të largohet nga City në fund të sezonit

Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.

Trajneri spanjoll ka kontratë me “Citizens” deri në verën e vitit 2021, por palët mund të ndahen gjatë verës së ardhshme. Kampioni spanjoll duket se ka gjetur tashmë pasardhësin e Pep

Në atë periudhë, klauzola e kontratës së tij do të përfundojë, prandaj trajneri spanjoll mund t’i japë fund eksperiencës në “Etihad Stadium”.

Kontrata e Guardolës me “Citizens” skadon në vitin 2021, por “Daily Mail” shkruan se spanjolli do të lejohet të largohet një vit më herët nëse ai do.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit thuhet se e kanë zgjedhur pasardhësin e Pep.

Bëhet fjalë për ish trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino, të cilin thuhet se e pëlqejnë edhe Bayern Munichu e Real Madridi.