Guardiola mbetet vetëm me Otamendin në repartin e mbrojtjes

Përveç një starti aspak të duhur në kampionatin anglez, ku ka regjistruar një humbje, një barazim dhe 3 fitore në 5 javët e para, Manchester City po përballet edhe me dëmtime të rëndësishme të futbollistëve.

Kështu që në fillim të sezonit Pep Guardiola humbi për një afat të gjatë gjermanin Leroy Sane dhe francezin Aymeric Laporte, ku veçanërisht dëmtimi i këtij të fundit ishte vërtetë shqetësues.

Megjithatë gjendja u bë edhe më e rëndë pas ndeshjes me Norwich, ku City humbi edhe një tjetër qendërmbrojtës, anglezin John Stones, i cili pritet të mungojë për 4-5 javë, sipas asaj që tha Guardiola në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Champions Leagues, përballë Shakhtar Donetsk.

Tashmë trajneri i kampionëve në fuqi të Anglisë ka në dispozicion vetëm një qendërmbrojtës, argjentinasin Nicolas Otamendi, ndërsa mund të përshtatë në atë rol edhe mesfushorin brazilian Fernandinho, por situata është alarmante, në prag të një kalendari të ngjeshur.

Kujtojmë që në vetëm 5 javët e para, Manchester City ka mbetur 5 pikë pas Liverpoolit në renditje.

loading…