Guardiola: Liverpooli, ndoshta skuadra më e mirë në botë

Pep Guardiola ka përshkruar Liverpoolin si ‘ndoshta skuadra më e mirë në botë për momentin’ para përballjes derbi të së dielës.

Të dielën ‘The Reds’ presin Manchester Cityn në ‘Anfield Road’, në një sfidë që pritet të jetë jashtëzakonisht interesante.

Liverpooli nuk di për humbje këtë sezon, dhe gjen vetën në krye të tabelës në Premierligë me gjashtë pikë më shumë se Manchester City.

“Si trajner, unë e thashë edhe sezonin e kaluar kur fituam ligën, ata janë kundërshtari më i mirë me të cilin jam përballur ndonjëherë në karrierën time në garën për titull”, ka deklaruar Guardiola.

“Ishte arritja më e madhe, ose një nga arritjet më të mëdha, si një klub. Mbetet e njëjtë. Me siguri, tani ata janë skuadra më e fortë në botë”.

“Ata janë një ekip i jashtëzakonshëm”.

loading…