Guardiola ka shpenzuar rreth 1 miliard dollarë te City

Qëkur e zëvendësoi Manuel Pellegrinin në vitin 2016-të, Pep Guardiola i shpenzoi rreth 750 milionë funte (rreth një miliard dollar) në lojtarë të rinj, duke filluar me Ilkay Gundoganin, i cili u ble për rreth 20 milionë funte. Trajneri i Cityt po ashtu nënshkroi me Leroy Sanen, Gabriel Jesusin dhe John Stonesin për 111 milionë funte në afatin e parë kalimtar, ndërsa Bernardo Silva, Benjamin Mendy, Kyle Walker dhe Ederson u transferuan për shuma të mëdha parash në vitin 2017.

U transferua edhe Aymeric Laporte nga Athletic Bilbao për 57 milionë funte, para se të transferohej Riyad Mahrez nga Leicester City për 60 milionë funte. Transferimet tjera ishin Joao Cancelo, Rodri, Ruben Dias e Nathan Ake.

Nga “qytetarët” që drejtohen nga Guardiola, është thënë se ka interesim edhe për Erling Haalandin e Harry Kanen.