Guardiola ka një mesazh për skuadrat evropiane

Pep Guardiola ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për skuadrat evropiane.

Pas dëmtimit të Aymeric Laporte, shumë zëra insistonin se Man City do të tentojë për të transferuar ndonjë lojtar për të zëvendësuar francezin.

Skuadrat e mëdha si Interi që kanë në dispozicion lojtar si Skriniar janë vënë në alarm, pasi dihet forca ekonomike e ‘Citizens’.

Por, Guardiola ka dhënë një deklaratë interesante, ku ka dërguar një mesazh për gjitha skuadrat e Evropës.

“Unë do t’iu thosha të gjitha skuadrave në botë, mos u shqetësoni, sepse ne nuk jemi të interesuar për asnjë lojtar për qendrën e mbrojtjes” ka thënë Guardiola.

“Ne do të mbijetojmë me lojtarët që kemi” ishin fjalët e trajnerit spanjoll.

loading…