Transferimi

Guardiola i quan trillime spekulimet për kalimin e Modricit te Interi

Pep Guardiola i ka quajtur trillime bisedimet për transferimin e Modricit nga Real Madridi te Interi.

Luka Modric verën e kaluar ishte i lidhur me një kalim te Interi por në fund qëndroi me kampionët e Evropës, ndërsa këto spekulime janë shtuar sërish së fundmi.

Sidoqoftë, Guardiola nuk pajtohet më këto raportime duke i cilësuar si imagjinatë.

“Ishte një trillim transferimesh. Ju flisni për transferime futbollistësh por merkato tani është e mbylluar”, nënvizoi trajneri i Manchester Cityt.

Guardiola dha një mendim edhe për dy fubollistët më të mirë në botë, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldo, duke e përshkruar si erë fenomenësh kohën e tyre.

“Messi urren të mposhtet dhe ai luan sikur një fëmijë. Nëse skuadra e ndihmon Messi e bën dallimin. Së bashku me Cristianon ne jetojmë në erën e dy fenomenëve. Ata shënojnë 50 gola për secilin sezon, është e pabesusheme”, përfundoi Guardiola.