Në prag të ndeshjes së të dielës kundër Arsenalit, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur në konferencë për shtyp:
“Arsenali ishte kundërshtari ynë më i madh sezonin e kaluar. Ata nuk e kishin arritur këtë nivel në sezonet e kaluara.
“Sot ata janë aty dhe unë mendoj se do të qëndrojnë për një kohë të gjatë, kanë një ekip i mirë dhe një model të qartë. Arsenali është rikthyer shumë mirë.
“Humbja kundër Ëolves? Është krejtësisht ndryshe nga Arsenali. Ata u mbrojtën që në minutën e parë.
“Unë nuk mendoj se Arsenali do ta bëjë këtë. Ne do të duhet të përshtatemi, edhe nëse tashmë e njohim njëri-tjetrin shumë mirë”.







