Guardiola i mposhtur keq, reagon pas eliminimit të Cityt nga Lyoni

Manchester City është eliminuar nga Lyoni në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra franceze fitoi me rezultat 3-1 dhe kështu tani do të luajë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Bayern Munichun.

Pep Guardiola pas ndeshjes ka thënë se detajet e përcaktuan fituesin e kësaj ndeshje dhe se në Ligën e Kampionëve nuk duhet të bëhen gabime.

“Ne jemi jashtë. Unë kisha ndjenjën se ne ishim gati për të arritur diçka, por ne bëmë gabime. Detajet e bën diferencën,” ka thënë Guardiola.

“Në Champions ju nuk duhet të bëni gabime. Ne duhet të tentojmë përsëri. Futbolli ju jep shumë mundësi”.