Guardiola gati të sakrifikojë Gabriel Jesusin për mesfushorin e Atletico Madridit

Pep Guardiola dhe drejtuesit e Manchester Cityt duket se janë të fiksuar pas mesfushorit të Atletico Madridit, Rodrigo Hernandez i njohur nga të gjithë si Rodri.

Tekniku spanjoll dëshiron ta transferojë me patjetër ish lojtarin e Villarrealit në “Etihad”, madje edhe duke bërë një sakrificë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, kampionët e Anglisë janë të gatshëm të përfshijnë në marrëveshje sulmuesin Gabriel Jesus për të bindur drejtuesit e “Los Cholochoneros” për të lënë të lirë 22-vjeçarin.

Braziliani nuk ka gjetur shumë hapësira në formacion, për shkak të rivalitetit me Agueron ndaj dhe kalimi i tij në Spanjë do të ishte një zgjidhje e mirë edhe për të.