Fuqia dhe shpejtësia e Lyonit e kanë impresionuar trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola derisa klubi francez e ndali “Citizens” në barazim 2-2.
Guardiola e ka përshkruar Lyonin si njërin prej kundërshtarëve më të vështirë me të cilët është përballur, kurse në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Etihad”, skuadra e Bruno Genesios e pati befasuar Cityn duke e mposhtur 1-2.
“Ne jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur. Ata janë një prej skuadrave më të vështira me të cilat jam përballur. Janë fizikisht të fortë, dhe kundërsulmet i kanë pikë referuese. Njerëzit thonë se Ligue 1 përbëhet vetëm nga PSG, por janë shumë gabim. Secilën herë që kam luajtur ndaj klubeve franceze përballem me fizikalitetin e tyre, kjo është arsyeja pse janë kampionë të botës. Kanë kualitet nuk e humbin topin dhe janë të shpejt. I japë shumë merita skuadrës time sepse është e komplikuar kundër tyre”, u shpreh Guardiola.
Manchester City ka siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Champions Leagues, ndërsa i mjafton vetëm një pikë në sfidën e fundit ndaj Hoffenhemit në shtëpi për ta përfunduar grupin në vendin e parë.







