Guardiola dëshiron ta drejtojë një përfaqësuese

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka bërë të ditur se dëshiron që pas aventurës me Manchester Cityn ta marrë drejtimin e ndonjë përfaqësueseje.

Trajneri spanjoll është i bindur se në Premier League nuk do të menaxhojë skuadër tjetër përveç Manchester Cityt.

“E kam thënë shumë herë, por sapo të mbaroj këtu do të doja të përjetoja një Evropian apo një Kupë Bote, por e di që nuk është e lehtë, sepse ka pak pozicione në dispozicion. Për sa i përket Anglisë, nuk mendoj se do të stërvit një klub tjetër. Nëse do të kthehesha ndonjëherë, do të kthehesha te Man City, nëse më pyesin”, deklaroi Guardiola.

Kontrata e trajnerit spanjoll me Manchester Cityn skadon në vitin 2023.