Guardiola bën veprime të pista, Valverde e nxjerr zbuluar

Barcelona siguroi firmën me Frenkie De Jong për 75 milionë euro, e 11 të tjera në formën e bonuseve. Për të marrë talentin holandez përcaktues ishte vullneti i tij për të veshur fanellën blaugrana sepse ofertë zyrtare për të paraqiti edhe Manchester City e PSG.

Mesfushori 21-vjeçar pranoi se Pep Guardiola e kishte kontaktuar personalisht, që ta bindte të kalonte te City në Angli. Mirëpo, në momentin që është kryer ky kontakt personal, lojtari ka qenë nën kontratë me Ajax dhe rregullorja parashikon se çdo klub e ka të ndaluar të kontaktojë direkt me lojtarin.

“Nuk mund të flasësh me një lojtar që është nën kontratë me një klub tjetër, kjo nuk është në kodin etik timin. Por, çdonjëri ka mënyrën e vet sesi i bën gjërat”, tha Valverde në një intervistë për Marca.

Sa i përket të ardhmes së De Jong, Valverde tha se gjithçka do të varet nga performanca e tij në të ardhmen dhe sa shpejt do të adaptohet me katalanasit edhe pse vjen nga një klub që ka filozofi loje të ngjashme.