Guardiola anulon konferencën për media, vazhdojnë problemet me Covid-19

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola ka anuluar sot konferencën për media, pasi është testuar për Covid-19.

Ai është duke pritur rezultatet e testit PCR para ndeshjes së dielës kundër Newcastle, e vlefshme kjo për xhiron e 18 të Premier Ligës angleze.

Por, si qëndrojnë gjërat, ndeshja mes Manchester Cityt dhe Newcastle United pritet që të zhvillohet pavarësisht situatës me Covid-19.

Ish-trajneri i Barcelonës Guardiola këtë javë udhëtoi drejt Katalunisë për të qenë prezent në konferencën për media të Sergio Agueros, i cili konfirmoi pensionimin e tij nga futbolli.

Nëse Guardiola teston pozitiv me Covid-19, do t’i duhet që të vet-izolohet për 10 ditë, që do të thotë se do të mungonte në ndeshjen kundër Newcastle, dhe atë të fundit për stinorin 2021 në Premier Ligën angleze kundër Leicester Cityt.