Gruaja që e akuzoi për sulm seksual Joe Biden, tani kërkon që ai të tërhiqet nga gara për President të SHBA’ve

Gruaja që pretendon se Joe Biden e sulmoi seksualisht në 1993, i ka bërë thirrje kandidatit presidencial të tërhiqet nga gara për President të SHBA’ve.

Duke folur me ish gazetarin e NBC dhe Fox Neës Megyn Kelly, Znj Reade tha: “Ju dhe unë ishim atje, Joe Biden. Ju lutemi bëni një hap para dhe mbani përgjegjësi. Ju nuk duhet të kandidoni për President të SHBA’ve.’’

E pyetur nëse Biden duhet të tërhiqej nga gara, ajo tha: “Unë do dëshiroja që ai të bënte këtë, por ai nuk e bën.’’

Duke iu përgjigjur intervistës së fundit të zonjës Reade, menaxheri i fushatës së ish nënkryetarit tha:

‘’Ne kurrë nuk mund të sakrifikojmë të vërtetën. Dhe e vërteta është se këto pretendime janë të rreme dhe se materiali që është paraqitur për t’i mbështetur ato, nën shqyrtim, vazhdon të dëshmojë falsitetin e tyre.”

Në komentet e tij të para mbi pretendimet, ai i tha Morning Joe të MSNBC: “Këto nuk janë të vërteta. Kjo nuk ka ndodhur kurrë.”

Ai tha se po i kërkon Arkivit Kombëtar të përcaktojë nëse ka ndonjë procesverbal që Reade paraqiti një ankesë.