Gruaja nga Fushë Kosova ngacmohet seksualisht nga një burrë i panjohur
Një grua nga Fushë Kosova ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga një burrë të cilin nuk e njeh.
Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës në Fushë Kosovë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Sipas policisë, viktima ka raportuar se i dyshuari është i panjohur për të.
“F. Kosovë 17.05.2021-15:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur për viktimën. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.