Gruaja e Thomas Muller, Lisa kritikoi trajnerin e Bayernit, Niko Kovac pasi ky i fundit nuk e inkuadroi në lojë sulmuesin gjerman deri në minutën e 70-të në barazimin 1-1 kundër Freiburgut në fundjavë.

“Më shumë se 70 minuta deri kur iu lajmërua truri”, shkruajti gruaja e Thomas Muller në Instagram duke iu referuar futjes në lojë të 29 vjeçarit.

Pavarësisht se pas ndeshjes Muller tentoi t’i minimizonte komentet e gruas së tij, Bayerni lëshoi një komunikatë ku tregohet se Lisa Muller i ka kërkuar falje trajnerit Kovac.

“Lisa Muller gruaja e Thomas Muller, shkoi menjëherë në “Allianz Arena” pas përfundimit të takimit me Freiburgun për t’i kërkuar falje trajnerit Niko Kovac lidhur me postimet e saja në Instagram. Kovac e pranoi kërkim faljen e saj”, shkruhet në komunikatën e Bayernit.

Bayerni ndodhet në pozitën e dytë në Bundesliga me 20 pikë 4 më pak se lideri Borussia Dortmund, me të cilët takohet të shtunën në “Signal Iduna Park”, por para përballjes direkte me “milionerët”, bavarezët presin në shtëpi AEK-un në sfidën e vlefshme për Champions League.