Alexei Navalny, gruaja e opozitarit të ndjerë të presidentit rus, Vladimir Putin, tha të enjten se hetuesit kishin konkluduar se vdekja e tij në një burg në Arktik në shkurt ishte shkaktuar nga një kombinim sëmundjesh – një gjetje që ajo e hodhi poshtë dhe e quajti si absurde.
Yulia Navalnaya tha se do të kërkonte një hetim penal për vdekjen e burrit të saj, të cilën ajo e konsideron si vrasje dhe se ekipi i Navalny do të vazhdojë të kryejë hetimin e vet.







