Gruaja e Nadal shpërthen në lot pas lëndimit të Nadal në “Australia Open”

Rafael Nadal u eliminua nga Australian Open dhe nuk do të mbrojë titullin e tij në Melburn dhe e gjithë kjo ndeshje ishte e vështirë edhe për gruan e tij Ciska, e cila qau në tribuna.

Lotët e saj bënë xhiron e planetit dhe gjatë gjithë kohës ishte shumë e vështirë për të, sepse i dashuri i saj po lufton në fushë me Mackenzie Macdonald, i cili arriti  fitoren e parë në karrierë ndaj spanjollës.

Tenisti i dytë në botë u lëndua në fund të setit të dytë, pas kësaj ai lëvizi dhe vrapoi dobët, por megjithatë e përfundoi ndeshjen.

Nadal lëndoi ijën e tij në atë lojë dhe kërkoi ndihmë mjekësore. Kur u kthye në fushë pas ndërhyrjes, ai po mundohej dhe lëvizte keq.