Gruaja e Messit i jep fund debatit rreth largimit të tij nga Barcelona, sqaron çdo gjë

Pas thashethemeve që Lionel Messi do të largohet nga Barcelona, gruaja e tij i dha fund këtij debati.

Antonela Roccuzo përmes një fotografie, ku shihet me Messin, tha se ai nuk do të largohet nga klubi i tij.

“Ju lutem mos besoni në këto lajme të rreme, që thonë se Messi dëshiron të largohet nga klubi i tij. Messi nuk tha asgjë dhe nuk do donte të largohej nga klubi i tij. Ai thjesht po shpreson për shokë skuadre më të mirë dhe kaq”, u shpreh ajo.

Kujtojmë që çifti i njohur janë prindër të tre djemve.