Sulmi që pësoi Iker Casillas ishte lajmi më i bujshëm i së mërkurës.
Portieri i Portos u detyrua të shtrohej me urgjencë në spital në mënyrë që t’i shpëtonte këtij momenti të keq që po kalon. Ish portieri i Spanjës ia doli të fitonte këtë betejë me jetën, ndërsa mesazhet e shumta dhe urimet e sinqerta nuk munguan nga e gjithë bota.
Gardiani i portës ka fituar respektin e të gjithëve me profesionalizmin dhe pozitivitetin që transmeton. Në vazhdën e urimeve dhe mesazheve nuk mund të mungonte as bashkëshortja e tij, Sara Carbonero.
Gazetarja dhe Casillas janë të martuar e kanë dhe një djalë.

Ajo ka postuar një foto në storyn e saj në Instagram ku shkruan: “Jeta ka mënyra të ndryshme për të na treguar se duhet shijuar çdo moment. Fatmirësisht, gjithçka ka qenë një shok, faleminderit të gjithëve për dashurinë e treguar dhe shqetësimin”, – shkruan ajo.
Çifti ka kaluar shumë momente të bukura, por nuk harrohet puthja që Iker Casillas i dha Carboneros pas fitimit të Kupës së Botës në Afrikën e Jugut.
https://www.youtube.com/watch?v=1v4Ckq0KHM0







