Grosjeani i shpëton një aksidenti të rëndë në garën në Bahrejn. Bolidi merr flakë VIDEO

Piloti francez i skuadrës së Formula 1, Haas, Romain Grosjean, i ka shpëtuar një aksidenti të rëndë sot në garën e mbajtur në Bahrejn.

Grosjean është përplasur për rrethoja dhe vetura e tij ka marrë zjarr, gjatë rrethit të parë të garës, por ai i ka shpëtuar më të keqes.

Impakti i përplasjes së Grosjeanit sipas FIA-së është llogaritur me 53G. Ai është larguar duke çaluar. Është dërguar në spital.