Liga e Kombeve
Grizemann i pandalshëm, kampionët e Botës mundin Gjermaninë me përmbysje
Kombëtarja e Francës e ka fituar derbin e javës në Ligën e Kombeve, duke e mundur Gjermaninë 2:1.
Kampionët e Botës kanë arritur që të përmbysin rezultatin nga 0-1 në 2:1, për të shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në Grupin 1 në Ligën A në Ligën e Kombeve.
Toni Kroos në minutën e 14’ e kaloi në epërsi Gjermaninë nga penalltia.
Përmbysja e rezultatit nga Franca erdhi në pjesën e dytë, kur dy herë shënoi Grizemann.
Ylli i Atleticos fillimisht shënoi në minutën e 62’ me kokë për 1:1, ndërsa në minutën e 80’, u tregua i saktë nga penalltia për 2:1.