Klaksvik

Gripshi thotë se Ballkani është gati për Klaksvikun

Mesfushori i Ballkanit, Nazmi Gripshi ka folur në një konferencë për media një ditë para takimit të parë me KI Klaksvik.

Gripshi ka thënë se ai me bashkëlojtarë janë gati për ekipin nga Ishujt Faroe dhe ka shtuar se ata do ta japin maksimumin.

“Mendoj se jemi gati dhe kemi pasur kohë të mjaftueshme të përgatitemi. Po ashtu, kemi disa ndeshje që po i luajmë dhe mund të them se të gjithë jemi optimistë për këtë ndeshje. Do ta japim maksimumin dhe besoj që do të bëjmë një paraqitje dinjitoze, pasi vetëm Ballkani është tani përfaqësues i Kosovës në Evropë. Duhet t’i shfrytëzojmë rastet që do t’i kemi për ta fituar këtë ndeshje”, ka thënë Gripshi në konferencë.

Ballkani dhe Klaksvik takimin e parë e luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” të enjten mbrëma me fillim nga ora 20:00.

Në konferencë përveç Gripshit foli edhe trajneri, Ilir Daja.