Gripi i shpendëve, shkencëtarët paralajmërojnë se mund të përhapet te njerëzit me pasoja shkatërruese

Para se njëra pandemi të përfundojë mirë duket se do të vijë tjetra, paralajmërojnë shkencëtarët.

Mediat e huaja bëjnë me dije se gripi i shpendëve mund të përhapet edhe te njerëzit dhe mund të ketë pasoja shumë të rënda.

Mostrat e para alarmante janë gjetur në Britani, ku vitin e kaluar, siç theksohet nga Daily Mail , u regjistrua një numër rekord i rasteve të gripit te shpendët e egër dhe shpendët.

Mbi 22 milionë zogj dhe shpendë kanë rezultuar pozitivë që nga shtatori 2021, ndërkohë që numri i shpendëve të egër të ngordhur, është gjithashtu në nivele të larta.

Zogjtë e egër zakonisht nuk kanë probleme serioze me gripin, por vdekjet masive shkaktohen kur ia kalojnë sëmundjen shpendëve, kafshëve shtëpiake dhe atyre që jetojnë në ferma të mëdha.

Por a mund të shkaktojë virusi i shpendëve një krizë më të keqe se ajo e koronavirusit?

Këtë nuk e përjashtojnë as shkencëtarët. Siç thonë ata, bëhet fjalë për “kur” jo “nëse” kjo do të ndodhë, megjithëse parashikimet nuk janë të sigurta.

Sa i përket dimrit që po vjen, ekspertët që kanë folur për Daily Mail theksojnë se rreziku mund të vijë nga gripi sezonal.

Pas dy vitesh bllokimi dhe kontakti të reduktuar, sistemi ynë imunitar është dobësuar, kështu që edhe viruset që janë relativisht ‘të buta’ mund të ‘rikthehen’

Bashkë ekzistenca e shpërthimeve të gripit sezonal dhe gripit të shpendëve është një përzierje e rrezikshme.

Dy lloje të ndryshme të gripit në të njëjtën kohë dhe ndoshta brenda të njëjtit organizëm mund të fillojnë të shkëmbejnë materialin gjenetik dhe ta ndryshojnë, duke hapur një cikël të ri pandemik