“Griezmanni do të ishte perfekt për Liverpoolin”

Ish ylli i Liverpoolit, Harry Kewell, ka kërkuar nga Liverpool të transferojë një tjetër sulmues.

Për momentin “The Reds” kanë në sulm Manen, Firminon dhe Salahun, ndërsa si rezervë janë Origi dhe Shaqiri.

Mirëpo, Kewell mendon se kampioni i Evropës duhet të transferojë një sulmues të mirë, pasi Firmino nuk po arrin të shënojë shumë gola.

“Mendoj se kanë nevojë për tjetër sulmues. Nuk kam asgjë kundër Origit, mendoj se është lojtar fantastik dhe bën punën e tij. Ka shënuar disa gola dhe ka qenë fantastik. Do të dëshiroja që të shihja ndonjë sulmues që sfidon këtë treshe të frikshme në sulm. Mane për momentin është në formë të mrekullueshme, Salah ka qenë, por nuk është për momentin. Firmino bën shumë punë për Mane e Salah, mirëpo nuk shënon shumë gola. Do të doja të shihja Griezmannin në Liverpool. Mendoj se do të ishte fantastik. Mendoj se ka nevojë për këtë tip të lojtarit”, deklaroi ai.

Liverpool dje mposhti Genkun me rezultat 1-4 në kuadër së Ligës së Kampionëve, ndërsa të dielën do të luajë në Premierë Ligë kundër Tottenhamit.

loading…