Griezmanni arrin marrëveshje me Barcelonën

Sulmuesi francez Antoine Griezmann tashmë mund të konsiderohet lojtar i Barcelonës.

Gazeta spanjolle “Marca” ka njoftuar të premten se Griezmann ka arritur marrëveshje me Barcelonën, e cila do të paguajë 120 milionë euro për transferimin e tij nga Atletico Madridi.

Raportohet se Griezmann te Barcelona do të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim, pasi t’i kryejë kontrollimet mjekësore.

Francezi 28-vjeçar do të firmosë kontratë pesëvjeçare me Barcelonën, me pagë vjetore prej 17 milionë eurosh. Griezmann në edicionin e fundit shënoi 21 gola në të gjitha garat për Atletico Madridin, kurse karrierë ka bërë edhe te Real Sociedadi.