Griezmann tregon se e kopjoi Messin në stërvitje në golin e dytë ndaj Betisit

Duket se Antoine Griezmann e ka vëzhguar Lionel Messin në stërvitje dhe i ka mësuar disa gjëra nga bashkëlojtari i tij te Barcelona.

Sulmuesi francez ishte ylli i mbrëmjes të dielën në Camp Nou, duke shënuar dy herë në debutimin e tij për Barcelonën në shtëpi.

Griezmann shënoi dy herë, me golin e dytë që ishte në stil të Messit, në fitoren 5-2 të Barçës kundër Real Betisit.

“Po, e pashë Leon duke gjuajtur në atë mënyrën në stërvitje dhe e kopjova atë”, tha Griezmann pas ndeshjes.

Ai u pyet edhe për mënyrën sesi i festoi golat.

“Festimi? Më pëlqeu çfarë bëri LeBron James dhe tentova ta kopjoj atë”, shpjegoi ai.

loading…