Atletico Madrid ka mposhtur Getafe-n me rezultatin 2-0 në Wanda Metropolitana.

Skuadra e Diego Simeone-s ka bërë një paraqitje të nivelit të lartë dhe me profesionalizëm ndaj një prej ekipeve më në formë të La Liga-s që cila vinte nga dy fitore radhazi.

Me këtë fitore, Atletico shkon në kuotën e 44 pikëve, dy më pak se Barcelona kryesuese që ka një ndeshje më pak.

Dy golat janë shënuar nga Griezmann dhe Saul në pjesën e parë.

Antoine Griezmann është lojtari i dytë që ka shënuar 10+ gola në shtatë sezonet e fundit të La Liga-s, pas Lionel Messi-t.