Antoine Griezmann është një nga kandidatët kryesorë për të përforcuar repartin e sulmit tek Barcelona sezonin e ardhshëm.

Francezi është penduar që shkeli paktin verbal të arritur pranveren e kaluar me klubin blaugrana kur vendosi të vazhdonte me Atleticon ëndrrën e kthyer ne makth nga Juventusi tre javë më parë, atë të finales në Wanda Metropolitano.

Griezmann do të zbresë në Camp Nou si kundërshtar të shtunën e ardhshme, dhe sulmuesi i lindur në Macon të Francës do të jetë në qëndër të vemendjes nga Ernesto Valenverde i cili mbeshtetej tek ai në fakt kur nisi pushimet verën e kaluar pasi fitoi kampionatin dhe Kupën.

Refuzimi i Griezmann i zuri të pa përgatitur dhe la shenja negative goxha të mëdha në klubin blaugrana.

Me kaluzolen 200 mliionë euro që zbret pas 1 qershorit ne 120 milionë euro, sulmuesi ka nisur lëvizjet me anë të personave të tij të afert për t’i komunikuar Barcelonës se është i gatshëm të pranojë ofertën nëse paga do të jetë 16 milionë euro ne sezon, më pak se aktualja që ka tek Los Colchoneros, 23.

Sipas sondazheve të kryera nga media pranë klubit te Barçës, Griezmann nuk preferohet por drejtues të klubit e pëlqejnë atë përpara talentit serb Luca Jovic që gjithsesi mbetet asi nën mëngë nëse sërish diçka nuk shkon mirë në transferimin e sulmuesit francez në Camp Nou.